FC Basel po “lufton” fuqishëm që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit kosovar, Andi Zeqirit.
Zeqiri është pjesë kombëtares U21 të Zvicrës, i cili ka shkëlqyer në çdo paraqitje për ta, shkruan Reporteri.net.
Drejtori sportiv i FC Baselit, Ruedi Zbinden është takuar me agjentin e sulmuesit të Lausannes, Andi Zeqiri, kjo sipas informacioneve të fundit të gazetës zvicerane Blick.
Sulmuesi kosovar, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Baselit edhe në ndeshjet me Kombëtaren e Zvicres U21, nëse Andi i bashkohet skuadrës zvicerane, në klub do të jetë bashkë me lojtarët si Edon Zhegrova e Taulant Xhaka.
Zeqirin ka kontratë valide me klubin e Lausannes deri në vitin 2021.
Ndryshe, klubi i Baselit është skuadra që vazhdimisht interesohet për të transferuar lojtarë shqiptar!
Më poshtë e keni linkun e artikullit për Andi Zeqirin të shkruar nga Blick. LINKU
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.