×
  • Sport
  • Sport

    Klubi spanjoll e shpërfilli emrin e Kosovës, por faqja kosovare e bën për ‘pesë pare’

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 14:06

    Për dallim nga Federata e Futbollit e Spanjës, klubi nga qyteti i madh spanjoll Murcia, CAP Ciudad de Murcia, nuk e ka pasur telashe e as nuk ka ngurrur ta përshëndes Kosovën me emër në rrjetet sociale.


    Ballafaqimi i Kosovës me Spanjën në Grupin B kualifikues për Kupën e Botës ka shkaktuar shumë polemika, për shkak se shteti iberik nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Federata e Spanjës, RFEF, ka bërë çmos për të mos iu referuar Kosovës në emër gjatë njoftimeve për ballafaqimet ekipit të vet kombëtar me kombëtaren dardane në mars në Sevillë dhe tani në shtator në Prishtinë.

    Ajo shpesh nuk e ka përmendur fare emrin e Kosovës e disa herë i është referuar asaj si “territor”, apo si “federatë”. Të njëjtën qasje e kanë pasur edhe shumë media atje.

    Por këtë telashe nuk e ka pasur CAP Ciudad de Murcia, klubi nga Murcia – qyteti juglindor spanjoll dhe kryeqyteti i rajonit të Murcias.

    Duke iu përgjigjur përshëndetjes ironike të një faqeje të futbollit kosovar në rrjetin social Twitter, CAP Ciudad de Murcia e përshëndeti Kosovën në gjuhën shqipe dhe duke iu referuar në emër.

    “Përshëndetje Kosovo!”

    Faqja Kosovanfooty në Twitter ironizoi me postimin e RFEF-së, në të cilin federata spanjolle e shmangi përmendjen e Kosovës me emër kur ekipi i saj kombëtar mbërriti në kryeqytetin kosovar për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës të mërkurën, duke shkruar: “Hola, Murcia!”

    CAP Ciudad de Murcia është një klub i themeluar nga tifozët dhe në pronësi të tifozë që nga viti 2010. Ai bën gara në kategorinë e pestë të futbollit spanjoll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!