×
  • Sport
  • Sport

    Koeman flet para El Clasicos, thotë se Reali nuk është në nivelin e duhur

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 15:55

    Ronald Koeman ka folur para El Clasicos që do të luhet këtë të shtunë me fillim nga ora 16:00


    Trajneri i Barcelonës beson se Reali nuk është në nivelin e duhur shkaku i dy humbjeve të fundit, nga Cadiz në La Liga dhe Shakhtar në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    “Është e çuditshme të mos kesh tifozë për të krijuar atmosferën. Ndoshta Real Madrid nuk ishte në nivelin e tyre,” ka thënë Koeman.

    “Kjo do të thotë se ata vijnë me një nivel të ulët. Ata dinë të përballojnë këtë presion. Nuk mendoj se ky moment do të ketë ndikim,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!