×
  • Sport
  • Sport

    Koke: E dinim që nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës, ishte shumë e rëndësishme të fitonim

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 9:06

    Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Koke ka folur pas fitores ndaj Përfaqësueses së Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.


    Spanja fitoi në shtëpi takimin ndaj Dardanëve duke mbyllur fazën e parë të ndeshjeve kualifikuese me shtatë pikë dhe në vendin e parë në Grupin B.

    Triumfi ndaj Kosovës i ka bërë të lumtur spanjollët dhe njëri nga ta është mesfushori qendror, Koke.

    “Ne e dinim që asnjë lojë nuk është e lehtë. Pritjet janë shumë të mëdha pas Gjermanisë, por të gjithë duan të shkojnë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Koke pas ndeshjes.

    “Nuk ka asnjë skuadër që po fiton lehtë. Ishte shumë e rëndësishme të fitosh sot”.

    “Ne patëm një lojë të shkëlqyeshme. Kemi qenë të detyruar kur kemi kërkuar golin”.

    “Nuk është e lehtë të shënosh tre gola, pavarësisht rivalit që ke. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, ka shumë hapësirë ​​për përmirësim”, përfundoi mesfushori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!