×
  • Sport
  • Sport

    Kololli: Forca Dardanët, forca Kosova

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 15:15

    Kosova ishte nisur rrugë për në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të përballen në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.


    “Dardanët” kishin dalë në Han të Elezit për t’u konfirmuar lojtarëve mbështetjen e madhe dhe së bashkua filluan të këndonin.

    Por, disa media raportuan se Kololli ka sharë “Dardanët”, ka reaguar vetë lojtari.

    “Nëse nuk dëgjoni mirë, blejini një aparat. Unë po këndoj me tifozët dhe po e përsëris këngën e tyre. Forca dardanët, forca Kosova”, ka thënë Kololli.

    Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

    Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!