×
  • Sport
  • Sport

    Kololli: Më dridhet trupi kur ndodh kjo gjë në ‘Fadil Vokrri’

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 14:36

    Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli ka rrëfyer për momentin kur ka zgjedhur të luajë për Kosovën.


    Futbollisti i Zurichut ndër të tjerash ka treguar se nuk i ka rënë asnjëherë pishman që ka zgjedhur ‘Dardanët’ për t’i reprezentuar, shkruan Reporteri.net

    “Ftesën e kam pritur me gjithë zemër, unë nuk kam luajtur për asnjë kombëtare dhe fillimi nuk e kam vërejtur efektin, por më pas, pas sukseseve e kam parë që zgjedhja e Kosovës ka qenë fantastike dhe nuk i kam ra pishman asnjëherë”.


    Ai ka inkurajuar edhe talentët e rinj që ta zgjedhin Kosovën për ta përfaqësuar.

    “Kur më pyesin tashmë edhe lojtarët e ri se çfarë mendon për Kosovën ju them se përpara ndoshta do kisha menduar ndryshe por sot mundona që edhe të tjerët t’i ftojë dhe të ju them që është ekstrem mirë të luash për Kosovën”.

    Kololli ka rrëfyer edhe për momentin se kur ai ndjehet më së miri kur e veshë fanellën e Kosovës.

    ‘Kur e veshi fanellën është gjithçka, por momenti kur trupi më dridhet është në momentin kur futemi në fushë për ngrohje para ndeshjes dhe dëgjoj këngët patriotike ose tifozët që këndojnë, dhe pyetja jem është e vetme se përse stadiumi është aq i vogël sepse duhet të jetë më i madh”, përfundoi Kololli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!