×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 17:18

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes shumë të rëndësishme me Çekinë


    Kosova nesër me fillim nga ora 15:00 do të luajë kundër Çekisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes sot kanë kryer stërvitjen e fundit dhe atmosfera dukej shumë e mirë.

    E për t’i dhënë përkrahje skuadrës ka ardhur Milot Rashica, i cili në këtë ndeshje nuk mund të jep kontribut shkaku i lëndimit.

    Ndryshe, Kosova pas ndeshjes me Çekinë e pret edhe një sfidë e vëshitrë pasi më 10 shtator do të përballet me Anglinë në Southampton. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!