×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Shqipërisë ateron në Pragë, synon rezultat sa më pozitiv

    Reporteri
    06 Shtator 2023 | 16:38

    Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Pragë të Republikës së Çekisë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar video teksa futbollistët dhe stafi “kuqezi” kanë zbarkuar në Pragë.

    Shqipëria të enjten nga ora 20:45 takohet me Çekinë.

    Tre ditë më pas e pret Poloninë në “Air Albania” të Tiranës.

    Shqipëria e drejtuar nga përzgjedhësi Sylvinho synon kualifikimin në Evropian.

    Pas tre ndeshjeve të para i ka tubuara gjashtë pikë. Grupin e udhëheq Çekia me shatë sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!