×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Kombëtarja e Shqipërisë nuk largohet sot nga Spanja për këtë arsye

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 11:10

    Shqipëria u mposht mbrëmë nga Spanja me rezultat 2-1 në miqësore dhe sot duhej të kthehej drejt Shqipërisë, por një gjë të  tillë ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë sot, transmeton Reporteri.net.

    Kuqezinjtë nuk do të udhëtojnë sot për Shqipëri, kjo pasi kanë zgjatur qëndrimin e tyre në Barcelonë, për të kryer edhe një seancë stëvitore për ndeshjen që do ta luajnë me Gjeorgjinë të martën.

    Ndërkaq, edhe të hënën raportohet se ekipi do të zhvillojë seancën stërvitore në Spanjë si dhe konferencë e trajnerit Edi Reja po atje, para se të udhëtojë drejt Tiranës për t’u sistemuar në kryeqytet dhe jo në Durrës si zakonisht.

    Kështu, skuadra do të jetë gati për sfidën e të martës ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”, pa zhvilluar asnjë stërvitje në tokën shqiptare për këtë grumbullim.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!