×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja mbi të gjitha, dje u kapën në stërvitje sot shihen duke biseduar si vëllezër

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 13:24

    Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli janë pajtuar pas zënkës të cilën e kishin dje


    Në stërvitjen e djeshme dyshja e Kombëtares së Kosovës u përplasën për disa momente, ku kishte edhe shtyrje, deri në momentin që ndërhyn futbollistët dhe stafi teknik, shkruan Reporteri.net

    Por, Edoni dhe Benjamini sot në stërvitjen që e mbajti Kosova u panë duke biseduar në fushë dhe kjo la të kuptohet që paqja mes tyre është arritur.

    Ky është lajm i mirë pasi rikthehet harmonia në Kombëtare kur jemi vetëm dy ditë larg ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!