×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në Tartu

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 15:30

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tartu, ku, të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021.


    Kombëtarja e Kosovës të martën do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021 në kuadër të Grupit A kundër kombëtares së Estonisë.

    Dardanet kanë një fitore dhe një humbje, derisa estonet deri tash kanë luajtur tri ndeshje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë.

    Në stërvitjen e sotme atmosfera tek futbollistet dhe stafi i kombëtares ishte shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm këtë ndeshje, me shpresë për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.

    Dardanet do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit, derisa të martën në orën 18:15 do të vihen përballë estoneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!