Rrjeti televiziv “Arena Sport” ka transmetuar të hënën mbrëma ndeshjen Athletic Bilbao – Mallorca. Por komentatori i ndeshjes ka refuzuar të tregojë se prej nga është Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas. Komentatori, që ka komentuar në gjuhën serbe, për sulmuesin e Kosovës ka thënë se vjen nga “krahina jugore serbe”.
“Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ul topin me gju”, ka thënë komentatori, që kështu nuk ka treguar saktë se prej nga vjen Muriqi.
Pasi u larguan kanalet Digitalb dhe SuperSport, IPKO pushtohet nga kanalet serbe
Kanalet e “Arena Sport” transmetohen edhe në Kosovë nga transmetues kabllorë. “Arena” ka shtrirje në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Slloveni.
“Duket që përmendja dhe pranimi i Kosovës është i ndaluar në Arena Sport. Komentatori i Arenës, që mbrëmë ka transmetuar ndeshjet Athletic Bilbao – Mallorca, ka refuzuara të thotë se prej nga vjen sulmuesi Vedat Muriqi. Muriqi është nga Kosova, që është shtet i pavarur. Por komentatorët në Arena Sport kanë informacione tjera dhe kanë thënë që ai është i lindur në ‘krahinën jugore serbe’”, ka shkruar mediumi boshnjak, “oslobodjenje.ba”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.