×
  • Sport
  • Sport

    Komentatori i njohur kosovar ia ‘tregon’ formacionin e duhur Challandesit për ndeshjen kundër Çekisë

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 14:36

    Kosova do të përballet me Çekinë në Fadil Vokrri më 7 shtator në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020


    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020, fillimisht me Çekinë dhe më pas me Anglinë, shkruan Reporteri.net

    Komentatori i njohur kosovar, Arben Berisha me anë të një postimi në Tëitter ka treguar formacionin që sipas tij do t’i sillte pikë Kosovës.

    Formacioni sipas Berishës duhet të jetë 4-2-3-1 ku në portë do të ishte Muric, mbrojtja e përbërë nga Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, mesfusha Rashkaj, Berisha, Hadergjonaj, Halimi e Celina, derisa i vetëm në sulm të jetë Vedat Muriqi.

    Kujtojmë që për këto dy takime Kosova do të jetë pa pesë futbollistë startues, me Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun e Herolind Shalën. Që të gjithë këta janë të lënduar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!