×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet: Milot Rashica nuk vjen te Kosova për ndeshjet e nëntorit

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 13:52

    Werder Bremen ka konfirmuar sot se vetëm Jiri Pavlenka ka leje për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Çekisë dhe atë për ndeshjen kundër Gjermanisë e cila zhvillohet në Leipzig


    Milot Rashica dhe futbollsitët tjerë të Werderit nuk do të lejohen që t’iu bashkohen ekipeve kombëtare për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Reporteri.net

    Klubi e ka marr këtë vendim pas situatës së re të krijuar me Koronavirus, ku një valë e dytë është shfaqur në gjithë Evropën.

    “Ne biseduam me lojtarët tanë. FIFA po i liron klubet nga detyrimi i tyre për t’i lejuar lojtarët që të jenë në dispozicion për ndeshje ndërkombëtare nëse ata duhet të bëjnë karantinë pas kthimit të tyre. Ne e dimë që lojtarët do të dëshironin të bashkoheshin me ekipet e tyre, por ne nuk mund ta marrim atë rrezik këtë herë, duke pasur parasysh situatën e përgjithshme “, tha drejtori sportiv i klubit Frank Baumann. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!