Mario Gotze pritet që në fund të edicionit të largohet nga Dortmund
Drejtori sportiv i Dortmundit, Michale Zorc e ka konfirmuar se Mario Gotze do të largohet në fund të sezonit nga Signal Iduna Park, shkruan Reporteri.net
“Ne do të ndajmë rrugët me Mario Gotze këtë verë. Ishte një vendim i dyanshëm dhe i respektueshëm. Mario është një person i shkëlqyer”, ka thënë Zorc.
27 vjeçari që pas disa javës do ta festojë ditëlindjen pritet që karrierën të vazhdojë jashtë Gjermanisë, me Italinë që është njëri nga opsionet më të mundshme. /Reporteri.net/