Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë kapiten sërish te Zvicra.
Mesfushori i Arsenalit mungoi në ndeshjet e fundit te “Helvetikët”, teksa Xherdan Shaqiri barti shiritin e kapitenit. Mirëpo, shiriti i kapitenit do t’i kthehet sërish Xhakës në ndeshjet e marsit.
Njërën nga ndeshjet miqësore, Zvicra do ta zhvillojë më 29 mars ndaj Kosovës.
“Ne do t’i drejtohemi pyetjes së kapitenit përsëri në detaje”, tha fillimisht përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, teksa më pas trajneri e bën të qartë: “Nuk do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh”.
Sipas “Blick”, kjo nënkupton se shiriti i kapitenit do të kalojë nga Shaqiri te Xhaka.
“Shaqiri kishte ndeshjet e tij si kapiten, mori përgjegjësinë dhe e dorëzoi. Por, nuk është e rëndësishme që ai të mbajë shiritn në krah, e rëndësishme është që të gjithë të marrin përgjegjësinë”, deklaroi Yakin.
Përveç Kosovës, Zvicra më 26 mars do të luajë ndaj Anglisë në “Wembley”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.