×
  • Sport
  • Sport

    Koreja e Jugut e bën mrekullinë, fiton me përmbysje ndaj Portugalisë dhe kualifikohet tutje

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 18:42

    Koreja e Jugut është ekipi tjetër që e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

    Dhe këtë, koreano-jugorët e arritën në minutat shtesë të ndeshjes.

    Portugalia ishte duke avancuar qysh në minutën e pestë, kur Horta realizoi për 0:1.

    Koreja e Jugut e barazoi rezultatin në minutën e 27-të përmes Kim Young-Gëon.

    Krejt në minutat shtesë të ndeshjes, Hëang Hee-Chan shënoi për t’ia siguruar kualifikimin vendit të tij.

    Kësisoj, Portugalia kualifikohet si e para me gjashtë pikë, kurse Koreja e Jugut si e dyta me katër pikë.

    Nga ana tjetër, Uruguai ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Ganës në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Botëror.

    Megjithatë, Uruguai mbetet jashtë Botërorit, pasi që ka katër pikë, por ka gola më pak të realizuar. Arrascaeta shënoi dy gola Brenda gjashtë minutave në pjesën e parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!