Humbja e penalltisë në ndeshjen ndaj Wolves e ka lëshuar “në tokë” moralin e Paul Pogba.
Francezi nuk u tregua i saktë nga 11 metra larg, çka ngjalli zemërimin e shumë tifozëve të Manchester United.
Ndaj mesfushorit nuk munguan as koret raciste, ndërsa trajneri, Ole Gunnar Solskjaer duket se ka marrë një vendim ekstrem kundrejt tij.
“Ka dy goditës në ekip. Kjo varet nga ata. Kush dëshiron ta godasë le ta bëjë. Kështu që unë nuk kam ndonjë problem me lojtarët”, tha norvegjezi pas ndeshjes.
Tashmë, sipas “The Sun”, përgjegjësi kryesor për goditjen e penalltive do të jetë Marcus Rashford.
Anglezi gjuajti njëmbëdhjetë metërshin e parë të dhënë në favor të Manchester United këtë sezon, të cilën e shndërroi në gol.
Kjo solli nisjen e “festivalit” të golave të “djajve të kuq” ndaj Chelsea, të cilën e mposhti me shifrat 4-0.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.