Kombëtarja e Kosovës po gëzon formë të lartë në dy vitet e fundit në futboll, ndërsa në 18 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një humbje, atë nga Anglia 5-3
Kosova njihet për lojën e saj sulmuese dhe në dy vitet e fundit vetëm në një ndeshje nuk ka arritur të shënojë, shkruan Reporteri.net
‘Dardanët’ nuk arritën të shënonin në portën e Azerbajxhanit në ndeshjen që u luajt në Baku vitin e kaluar dhe që u mbyll me rezultat 0-0.
Kamran Agayev është portieri i vetëm që e ka mbajtur portën e paprekur në dy vitet e fundit në përballjet e Kosovës.
Një gjë të tillë nuk kanë arritur që ta bëjnë as portierët me nam si Jordan Pickford i Anglisë, që pësoi tri gola dhe Kasper Schmeichel i Danimarkës që pranoi dy gola nga Kosova./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.