Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi dje se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Burkina Faso në dy pika dhe atë vetëm në Prishtinë.
Dhe, ky fakt zgjoi reagime tek tifozët e qyteteve të tjera, të cilët ndiheshin të diskriminuar.
Për këtë arsye, shtëpia e futbollit kosovar e përmirësoi gabimin dhe krahas dy pikave të shitjes në kryeqytet, njofton se sot do të fillojë shitja e biletave edhe në pikat e kësaj kompanie në 8 qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe në Prizren.
Shitja e biletave në këto qytete fillon në orën 13:00.
Miqësorja Kosova – Burkina Faso do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Më pas, Kosova do të luajë me Zvicrën në një tjetër miqësore më 29 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.