×
  • Sport
  • Sport

    Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”

    Reporteri
    09 Tetor 2022 | 13:13

    Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për Kampionatin Evropian.

    Kosova në shortin e hedhur u pozicionua në grupin I, ku do të jetë së bashku edhe me Zvicrën.

    E veçanta e kësaj përballje do të jetë se tek kombëtarja helvetike luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

    “Dardanët” në të njëjtin grup do të jenë edhe me: Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

    Ndeshjet për kualifikimin në evropian nisin nga muaji mars 2023.

    “Euro 2024” do të zhvillohet në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!