Kosova e ka deklasuar Lituaninë në “Fadil Vokrri”, para ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedinë dhe Spanjës, duke triumfuar 4-0. Ajo çfarë u vërejt ishte rikthimi i Arbër Zenelit në përfaqësuesen kosovare me dy golësh.
Gjatë 90 minutave, yjet e Kosovës kanë dhuruar spektakël duke treguar lojë të bukur për sy, e cila rezultoi me katër gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
“Dardanët” kanë dhuruar paraqitje të shkëlqyer në miqësore kundër Lituanisë, duke triumfuar 4-0.
Goli i parë u shënua në 45 minutat e para të ndeshjes, derisa tre të tjerë në atë të dytën.
Gjithçka nisi me golin e bukur të Arbër Zenelit, në minutën e 27-të, nga një goditje e fuqishme dhe precize.
Në pjesën e dytë, pak para se të largohen nga loja, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi sollën golin për 2-0 pas një kombinimi të bukur. Sulmuesi i Lazios e dërgoi topin në rrjet.
Në minutën e 70-të, Zeneli, që tregoi një paraqitje fantastike kundër Lituanisë, e mposhti edhe një herë, duke realizuar për 3-0.
Pak minuta më vonë, në atë të 79-të, realizoi edhe Besar Halimi, me një goditje precize.
Ndonëse hyri në lojë në pjesën e dytë, Halimi e gjetir golin për 4-0 në minutën e 79-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Kjo miqësore për Kosovën ishte e rëndësishme para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.
Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.