Kombëtarja e Kosovës nuk ia doli ta sigurojë fitoren në ballafaqim me rumunët.
“Dardanët” barazuan me rezultat 0:0 kundër Rumanisë, në një prej ndeshjeve kritike për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në kushte të vështira si pasojë e motit të ligë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të përzgjedhurit e Alain Giresse patën disa shanse për të ecur para, por që pa sukses.
Në fakt, Kosova doli në epërsi në pjesën e dytë të ndeshjes, me golin e Edon Zhegrovës.
Mirëpo, pas rishikimit në VAR, referi i ndeshjes anuloi golin si pozitë jashtë loje.
Ishte ky barazimi i tretë radhazi në këto kualifikime për Kosovën.
Aktualisht, Kosova ka tri pikë pas tri ndeshjeve të luajtura, në grup me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Fatin, Kosova do ta kërkojë në ndeshjen e radhës, të hënën, në përballje me Bjellorusinë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.