×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet barazim ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 17:00

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka zhvilluar një ndeshje ndaj asaj të Kosovës në grupmoshat U-19, teksa ndeshja ka përfunduar me rezultat përfundimtar 2-2, transmeton Reporteri.net. 

    Ndeshja u zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” ku skuadra nën menaxhimin e Armando Cungut zbriti në fushë me këtë formacion: Dema, Kurti, Abazaj, Azizi, Taleb, Topi, Shkurti, Daka, Lika, Torraj, Toma.

    Në pjesën e parë të lojës, skuadrat ishin thuajse të barabarta, pa shumë raste shënimi. Në minutën e 32-të, Enea Topi provon të rrezikojë portën kundërshtare me një goditje qendrore nga jashtë zone, por topi përfundon në duart e portierit Shala. Tetë minuta më vonë, Kosova kalon në avantazh me Rinor Jahmurataj, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë duke e dërguar topin fluturimthi në trekëndësh.

    Ndërkaq, në pjesë të dytë, Shqipëria ishte më këmbëngulëse teksa kërkon golin e barazimit, që erdhi në minutën e 51-të nga Rrok Toma, pas një ekzekutimi fluturimthi perfekt të topit, që i shpëton mbrojtjes kundërshtare dhe përfundon në krahun e djathtë të portës.

    Kuqezinjtë vijojnë të kërkojnë golin e avantazhit, duke e gjetur në minutën e 59-të me Dario Dakën, përmes një penalltie të akorduar nga arbitri i ndeshjes, pas prekjes me dorë nga ana e lojtarëve të Kosovës. 4 minuta më vonë, Rashica barazon rezultatin, duke i ikur mbrojtjes  dhe nuk gabon përballë portierit Biba.

    Me këtë miqësore të dytë brenda dy ditësh ndaj Kosovës, Shqipëria mbylli edhe grumbullimin një javor që i ka shërbyer Armando Cungut dhe stafit kuqezi të shohë skuadrën në kuadër të përgatitjeve për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në muajin shtator në Belgjikë ku Shqipëria U-19 do të luajë ndaj vendasve, Spanjës dhe Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!