Kosova është vendi i parë evropian që fiton një medalje të artë në Tokyo 2020

Distria Krasniqi ka ngritur emrin e Kosovës në nivelin më të lartë sportiv.


Ajo e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.

Reklamë

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Pas këtij triumfi, Distria edhe zyrtarisht e ka bërë Kosovën shtetin e parë evropian që ka fituar medalje të artë në këtë kompeticion këtë fushatë.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.