Kombëtarja e Kosovës dje mposhti Çekinë, derisa sot 12 futbollistët të cilët nuk ishin titullar dolën në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Anglisë
Kombëtarja e Kosovës të martën e pret sfida shumë e vështirë me Anglinë në Southampton, shkruan Reporteri.net
‘Dardanët’ kanë bërë gati dy vite pa humbje, por tani kanë testin më të vështirë, pasi do të përballen me një Kombëtare si Anglia.
Sot, skuadra e udhëhequr nga Challandes ka stërvitur në stadiumin Fadil Vokrri, por jo me të gjithë lojtarët, pasi ata që kanë luajtur dje janë duke pushuar.
Ndryshe, Angli-Kosovë luhet të martën mbrëma duke filluar nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.