×
  • Sport
  • Sport

    Kosova fillon ta rikthejë identitetin e saj, luan mirë dhe fiton 1 pikë kundër Greqisë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 22:38

    Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 0-0 me Greqinë në ndeshjen e cila u zhvillua në Athinë dhe ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve


    Kosova tregoi një paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë ku kishte raste të mira për të dalur me 3 pikë nga Athina, shkruan Reporteri.net

    Aro Muric ishte heroi i Kosovës në pjesën e parë ku priti penaltinë e Bakasetas në minutën e 18-të.

    Përveç këtij rasti, Aro u tregua vendimtar edhe në disa momente tjera gjatë pjesës së parë.

    Lirim Kastrati kishte mundësi të mira shënimi në këtë ndeshje, por në vend se të godiste në drejtim të portës preferonte që të bashkëvepronte me shokët e skuadrës.

    Edhe Leart Paqarada pati një rast ideal për të shënuar, por goditja e tij, e cila po shkonte drejt portës u largua në vijë nga njëri prej futbollistëe të Greqisë.

    Marrë parasysh mungesat e shumta që ishin në këtë takim, kjo pikë do të thotë shumë për Kosovën pas disa rezultateve zhgënjyese që kishim në ndeshjet e fundit.

    Ndryshe, Kosova pas katër ndeshjeve është në vendin e tretë me vetëm 2 pikë, derisa Greqia zë pozitën e dytë me 8 pikë. Grupi i Kosovës udhëhiqet nga Sllovenia me 10 pikë, derisa Moldavia është e fundit me 1 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!