Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka filluar me humbje kualifikimet për “Euro 2022”.
Në Podgoricë, Kosova pësoi 32:25 nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues.
Në pjesën e parë djemtë tanë ishin të barabartë, por në të dytën erdhi në shprehje përvoja e Malit të Zi, që luan rregullisht në kampionate evropiane. Po ashtu ndikuan edhe disa gabime që u bënë nga lojtarët tanë. Megjithatë ata kanë dhënë më të mirën e mundshme.
Kosova vetëm për herë të dytë luan në fazën e dytë kualifikuese.
Tani na pret ndeshja e vështirë me Suedinë, të dielën në Prishtinë.
Suedia e Mali i Zi janë top-kombëtare evropiane me lojtarë në nivelet më të larta. Por edhe ne po ngritemi me hapa të shpejtë.
Mali i Zi – Kosova 32:25 (16:14)
Kosova: Jupa 2, Gashi 1, Kabashi 2, Dedaj 4, Terziqi 6, Agushi, Quni 1, Tahirukaj 4, Shabani, Ramosaj 1, Muqolli, Gegaj, Ramadani, Gjuka 2, Zena, Alaj 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.