×
  • Sport
  • Sport

    Kosova ishte afër ta humbiste yllin e saj për ndeshjet e tetorit, shikoni ndërhyrjen e tmerrshme ndaj Celinës

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 17:33

    Bersant Celina për pak sa nuk pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Bristol Cityt


    Bersant Celina është titullar i padiskutueshëm te Swansea, ndërsa në ndeshjen e fundit për pak sa nuk u lëndua seriozisht pasi një lojtar i Barnsleyt i shkoi ashpër gjatë një dueli, shkruan Reporteri.net

    Po zhvillohej minuta e 14-të e takimit me yllin kosovar që po bënte një depërtim në krahun e majtë, por Taylor Moore, mbrojtësi i Bristolit vendosi që ta ndalte atë me anë të një ndërhyrje të palejuar.

    Fatmirësisht Celina i shpëtoi më të keqes, derisa u ngrit për të luajtur pjesën e mbetur të lojës, ndërsa Moore u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

    Ndryshe, ndeshja me Bristolin përfundoi 0-0, me Swansean që ndanë pozitën e parë me Leeds me nga 17 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!