Kombëtarja e Kosovës në futboll luan me Çekinë më 7 shtator në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020
Tifo grupi ‘Dardanët’ kanë marrë vendim që t’i ndajnë 50 bileta falas për gjininë femërore për ndeshjen Kosovë-Çeki, shkruan Reporteri.net
Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.
“Nga nesër do filloj shitja e biletave për Dardanët për të cilat do njoftoheni edhe njëherë më vonë, mirëpo si gjdo ndeshje tjetër edhe këtë herë Kryesia e Dardanëve në krye me Kryetarin kan vendosur që të shpërndajnë 50 bileta gratis për gjininë femrore.
Shpërndarja e këtyre biletave do bëhet të martën nga ora 17:00 në FanClub DARDANËT,” thuhet në njoftimin e faqës zyrtare së tifo grupit në Facebook. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.