×
  • Sport
  • Sport

    Kosova-Mali i Zi: Këto janë formacionet zyrtare

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 19:21

    Kosova sot luan ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Tempulli ‘Fadil Vokrri’ sot pret Malin e Zi në një ndeshje që do të thotë shumë për fatin e ‘Dardanëve’.


    Skuadra e Bernard Challandes është e pamposhtur në Prishtinë dhe synon që edhe sot ky rekord të mbetet i tillë kundër malazezëve, shkruan Reporteri.net

    Tekniku zviceran ka hedhur në fushë një formacion të fuqishëm dhe tejet interesant duke aktivizuar Florent Hadergjonajn në krahun e djathtë të sulmit.

    Milot Rashica kthehet në formacionin e Challandes pasi mungoi në ndeshjet e kaluara për shkak të lëndimit, gjersa Vedat Muriqi do t’i prijë sulmit ‘Dardanë’.

    Ky është formacioni startues i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Berisha, Shala, Rashica, Celina, Hadergjonaj, Muriqi.

    Ky është formacioni i Malit të Zi: Petkovic, Bulatovic, Vukcevic, Lagator, Mugosa, Jovovic, Kosovic, Scekic, Boljevic, Simis, Marusic.

    Kujtojmë që Kosova gjendet në pozitën e tretë me 8 pikë të tubuara, 4 më pak se Anglia dhe Çekia që ndajnë pozitën e parë./Reporteri.net/

    Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!