×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me garuesit elitarë synon medalje në Botërorin e xhudos

    Reporteri
    08 Maj 2023 | 9:01

    Kosova do të paraqitet në Kampionatin Botëror të xhudos me garuesit e saj elitarë.

    Shtatë garues do ta përfaqësojnë vendin tonë në evenimentin më të rëndësishëm të këtij viti, i cili do të mbahet nga sot e deri më 13 maj në Doha të Katarit, shkruan “Gazeta Express”.

    Vendin tonë në këtë kompeticion do ta përfaqësojnë dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, krahas xhudistëve të tjerë të suksesshëm si Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka.Sot do të garojnë Distria dhe Erza, ndërsa në ditët në vazhdim garuesit e tjerë, varësisht prej kategorive.

    Në Botërorin e Katarit do të marrin pjesë garues nga 5 kontinente, 99 shtete, me 658 garues, prej tyre 344 meshkuj dhe 314 femra.

    Kosova synon të jetë e suksesshme në këtë garë dhe të fitojë medalje të Botërorit.

    Xhudistët kosovarë të cilët do të marrin pjesë në Kampionat Botëror:

    1. Distria Krasniqi (-52 kg);

    2. Erza Muminoviq (-52 kg);

    3. Nora Gjakova (-57 kg);

    4. Flaka Loxha (-57 kg);

    5. Akil Gjakova (-73 kg);

    6. Laura Fazliu (-63 kg);

    7. Loriana Kuka (-78 kg).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!