Xhudistët kosovarë synojnë medalje në Botërorin e Budapestit, që mbahet muajin tjetër në Budapest të Hungarisë
Kosova do të marrë pjesë me pesë garues në Kampionatin Botëror të xhudos. Evenimenti më i rëndësishëm i xhudos pas Olimpiadës, këtë vit do të mbahet në Budapest, nga 6 deri më 13 qershor. Aty do të marrin pjesë 727 garues nga 133 shtete të botës, shkruan Gazeta Express. Vendin tonë në këtë garë do ta përfaqësojnë garuesit, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Në të kaluarën, Kosova ka ditur të rrëmbejë medalje në Botëror. Prandaj, edhe në Hungari, garuesit kosovarë synojnë të ngriten në podium. Më së shumti gjasa për medalje kanë Distria, Nora dhe Akili. Këtë radhë, Botërorit do t’i mungojë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ndërsa pjesë e Kosovës s’do të jetë as Loriana Kuka. Siç dihet, xhudoja është sporti më i suksesshëm i Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.