Katër vjet më parë, presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga, ia kishte dorëzuar Majlinda Kelmendit flamurin e Kosovës, në një ceremoni të organizuar në Presidencë.
Majlinda më pas e mbajti flamurin në ceremoninë hapëse të Lojërave të para Evropiane, që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit në qershorin e vitit 2015.
Ndonëse nuk garoi, Majlinda ishte në krye të ekipit që përbëhej edhe prej 18 sportistëve të tjerë.
Të martën, Majlinda, tash kampione olimpike, prapë udhëtoi nga Peja në Prishtinë. Ishte në krye të delegacionit, që u prit nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, por këtë herë nuk kishte ceremoni për dorëzim të flamurit.
Majlinda është në krye të ekipit, që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane, që prej të premtes mbahen në Minsk të Bjellorusisë, shkruan sot Koha Ditore.Është pritur që të martën presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të dorëzojë flamurin te xhudistja Kelmendi, por nuk ka pasur ndonjë ceremoni. Nga KOK-u kanë njoftuar se kjo ka ndodhur për arsye që presidenti Thaçi të hënën ka udhëtuar jashtë vendit.
Majlinda në Minsk do të garojë dhe synon titullin, ndërsa ajo është në krye të një ekipi dukshëm më të vogël se ai që ishte në Baku para katër vjetësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.