×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nuk ecë kurrë vetëm: Dardanët udhëtojnë drejt Anglisë për një qëllim historik

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 12:48

    Kosova nuk do të jetë e vetme as në ndeshjen e ardhshme ndaj Anglisë.


    Sot një pjesë e tifozëve “Dardanët” është nisur drejt Anglisë, atje ku pas dy ditësh Kosova zhvillon ndeshjen tejet të rëndësishme ndaj ‘Tre Luanëve’, shkruan Reporteri.net

    “Ndalja e radhës, Luton”, kanë shkruar “Dardanët”.

    Qindra tifozë do të udhëtojnë nga Kosova, e mijëra tjerë nga Evropa për t’i përkrahur djemtë tanë të cilën kurrë më shumë se tani nuk e kanë bërë krenar popullin tonë.

    Kujtojmë që Kosova ka vetëm një pikë më pak se Anglia e cila gjendet në vendin e parë me 9 pikë të tubuara, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Ndryshe, Angli – Kosovë luhet të martën në ora 20:45./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!