×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nuk ia del përballë Çekisë, Liga e Kombeve e vetmja shpresë për kualifikim

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 22:39

    Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.


    Kjo sfidë që ishte jetike për kosovarët, u mbyll me rezultat dëshpërues për ta, në 2:1, shkruan Reporteri.net.

    Edhe pse u munduan gjatë gjithë kohës, skuadra jonë nuk arriti që ta mbajë rezultatin e krijuar qysh në minutën e 50’të të takimit me golin e shënuar nga Nuhiu, ndërkaq çekët ishin më këmbëngulës të cilët e përmbysen rezultatin e ‘Dardanëve’ me dy golat e shënuar nga Kral në minutën e 71 dhe 79’të.

    Pra takimi i natës së sotme u mbyll me rezultat përfundimtar në 2:1, në të mirë të Çekisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!