×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nuk ndalet, fiton në udhëtim te Luksemburgu

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 20:13

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur të mposht atë të Luksemburgut me rezultat të ngushtë 84:80.


    Dardanët kanë arritur ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë të vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës 2023.

    Pas fitores në Prishtinë ndaj Islandës, Kosova ka mposhtur edhe Luksemburgun në udhëtim.

    Djelmoshat tonë e nisën mirë ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë me epërsi 25:20, por u mposhtën në çerekun e dytë me rezultat 25:19 dhe shkuan në pushim pranë rezultatin 45:44, shkruan Telegrafi.

    Pjesa e dytë u zhvillua me dy pjesë të ndryshme, ku e para u fitua nga vendasit, ndërsa e dyta u dominua nga Kosova duke siguruar edhe fitoren.

    Çereku i tretë u mbyll 20:16 në të mirë të vendasve, duke quar rezultatin 65:60, ndërsa në çerekun e katërt Kosova triumfoi 24:15 apo në fund me rezultat përfundimtar 84:80.

    Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 25 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 19 pikë dhe Gëzim Morina me 13.

    Në këtë ndeshje, Kosova është përkrahur edhe nga një numër i madh i tifozëve Dardanë.

    Ndeshjet e ardhshme do të jenë në nëntor-dhjetor, ndaj Sllovakisë dhe Islandës në udhëtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!