×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pa flamur në Spanjë, reagon Federata e Hendbollit e Kosovës

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 16:03

    Kosova U-21 ka mësuar sot shortin për Kampionatin Botëror të hendbollit Spanja 2019.


    Mirëpo, ajo që nuk pritej ndodhi në hedhjen e shortit.

    Në publikimin e emrit Kosovë në shortin e hedhur, kombëtarja jonë përfaqësohet me logon e Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe jo me flamurin tonë.

    Por, Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar tek zyrtaret e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, për trajtimin diskriminues dhe jo të barabarte të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në Hendboll që u mbajt sot në Pontevedra në Spanjë, me çrast vendi ynë është prezantuar me logon e FHK-së dhe jo me flamurin Shtetëror te Kosovës, siç janë prezantuar vendet e tjera.

    “Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabarte të Kosovës si shtet dhe të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tille i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbolli dhe të përfaqësuesit te IHF z. Për Bertelsen i cili e udhëhoqi shortin.”

    FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK dhe Kosova te respektohen sit e gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse ne Kampionatin Botëror U21 qe do te mbahet ne muajin Korrik ne Spanje.

    FHK lidhur me këtë akt, ka informuar edhe Komitetin Olimpik te Kosovës, nga i cili ka kërkuar te reagoj tek Komiteti Olimpik Ndërkombëtar-thuhet ne reagimin e FHK-së, nënshkruar nga Presidenti Eugen Saraçini.

    Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë, vend ky që e kundërshton fuqishëm Pavarësinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!