×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pa Kolollin e Shalën ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 9:35

    Herolind Shala dhe Benjamin Kololli do të mungojnë te Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet e nëntorit shkaku i ndëshkimeve ndaj Greqisë.


    Dardanët morën një barazim të vlefshëm në udhëtim te Greqia me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

    Megjithatë, Kosova humbi dy lojtarë në këtë ndeshje shkaku i ndëshkimeve më kartonë.

    I pari është kapiteni Herolind Shala, i cili u ndëshkua me të verdhë në minutën e 19-të, ndërsa i dyti Benjamin Kololli që mori të kuq pas ndeshjes shkaku i protestave.

    Shala ka plotësuar numrin e kartonëve dhe pritet të mungojë vetëm një ndeshje, ndërsa Kololli ka të ngjarë të humb dy ndeshjet shkaku i të kuqit direkt.

    Me 15 nëntor, Kosova do të luajë në udhëtim te Sllovenia, ndërsa më 18 nëntor e pret në shtëpi Moldavinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!