×
  • Sport
  • Sport

    Kosova po bëhet edhe më e fortë, kush janë dy super yjet që do t’i bashkohen ‘Dardanëve’ në nëntor?

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 9:24

    Agim Ademi gjatë ditës së djeshme ka thënë se te Kosova priten ardhje të reja.


    Madje, i pari i FFK-së, ka thënë se prurjet e reja do të vijnë gjatë muajit të ardhshëm.

    Gazeta Olle me burime pranë FFK-së mësojnë dy emrat e prurjeve të reja te Kosova.

    Bëhet fjalë për dyshen Elvis Rexhbecaj dhe sulmuesin e Bayernit, Leon Dajaku.

    Rezultate imazhesh për elvis rexhbecajRexhbecaj: Luan te skuadra e Bundesligës gjermane, Wolfsburg.

    Pozita e tij është mesfushor defanziv, ndërsa aktualisht vlen rreth 8 milionë euro.

    21 vjeçari pritet të jetë goditje e madhe e Kosovës për duelet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

    Dajaku: 18 vjeçari, luan në tri pozitat e mesfushës ofanzive.

    Aktualisht është pjesë e Bayern Munchen II, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

    Futbollisti me prejardhje nga rajoni i Drenicës pritet të jetë poashtu një goditje e madhe te Kosova në repartin ofanziv.
    Rezultate imazhesh për leonit dajaku bayern

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!