×
  • Sport
  • Sport

    Kosova po bëhet gati për ndeshjet e shtatorit, sot e zhvilloi stërvitjen e dytë

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 16:44

    Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, në përgatitjet për ndeshjet e shtatorit. “Dardanët” ishin të kompletuar, për dallim nga dita e djeshme. Ata dukeshin në disponim të mirë para dueleve të shtatorit, ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore.

    “Dardanët” po bëhen gati për sfidat që i presin këtë muaj.

    Sot ekipi ishte më i kompletuar për dallim nga stërvitja e djeshme, në stërvitjen që e mbajti në kampin nacional në Hajvali.

    Lojtarët dukeshin në disponim të mirë para sfidave me Irlandën e Veriut më 24 dhe me Qipron më 27 të këtij muaji.

    Në stërvitje shiheshin edhe disa fytyra të reja, të cilëve pritet t’ua japë rastin trajneri Alain Giresse.

    Ndërkohë, ekipit do t’i mungojnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada, që janë të lënduar.

    Ata do të zëvendësohen me lojtarë të tjerë.

    “Dardanët” do të stërviten këto ditë në Kosovë para se ta marrin rrugën drejt Belfastit, ku do të përballen me veri-irlandezët.

    E më pas do të rikthehen në atdhe, ku sot një javë do të kenë punë me Qipron në stadiumin Fadil Vokrri.

    Me këto dy ndeshje, Kosova do ta mbyllë kampanjën në Ligën e Kombeve, e cila fatkeqësisht deri këtu ishte e zbehtë. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!