×
  • Sport
  • Sport

    Kosova po mbahet mirë në pjesën e parë, por gjyqtari dëmtoi keq ‘Dardanët’ në rastin e Kryeziut

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 21:32

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Slloveni – Kosovë me rezultat 0-0


    Ndeshja u dominua lehtësisht nga Sllovenia, e cila kishte rastet më të mira, por Kosova u dëmtua nga gjyqtari, shkruan Reporteri.net

    Në minutën e nëntë Lovric bëri një ndërhyrje të ashpër në Hekuran Kryeziun, por gjyqtari nuk e përjashtoi sllovenin nga loja dhe i dha vetëm karton të verdhë.

    Vukcic dhe Ilicic kishin raste të mira për sllovenët, derisa te Kosova një mundësi shënimi e kishte Edon Zhegrova, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

    Duhet përmendur që në këtë pjesë të parë Amir Rrahmani bëri një ndërhyrje heroike duke mos e lënë që topin të shkonte në portë gjatë një aksioni të sllovenëve dhe një dalje të gabuar të Aro Muric.

    Le të shpresojmë që Kosova do të nxjerrë ndonjë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!