×
  • Sport
  • Sport

    Kosova rrezikon të mbetet pa Rrahmanin edhe në ndeshjet e nëntorit

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 9:21

    Kombëtarja e Kosovës në muajin nëntor zhvillon tri ndeshje, një miqësore përballë Shqipërisë, dhe dy tjera në Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.


    ‘Dardanët’ në ndeshjet e tetorit u përballën me shumë mungesa shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19.

    Pikërisht situata me COVID-19 kishte bërë që Amir Rrahmani të mos mund t’i bashkohet Kosovës, shkruan lajmi.net.

    Kapiteni mund të mungojë edhe në sfidat e nëntorit, me Napolin dhe Juventusin që po mendojnë të mos lirojnë lojtarët për këtë grumbullim.

    Sipas Corriere dello Sport, Napoli dhe Juventus janë të shqetësuar me pandeminë COVID-19 dhe besojnë se lojtarët duke shkuar në vendet e tyre të lindjes, ata rrezikojnë të infektohen me virusin.

    Te Kosova tashmë është konfirmuar mungesa e Milot Rashicës, të cilën Werder nuk e ka liruar për t’iu bashkuar ‘Dardanëve’

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!