×
  • Sport
  • Sport

    Kosova shënon fitore historike në botëror, e mposhtë Nigerinë me rezultat bindës

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 16:50

    Kombëtarja e Kosovës në kërling ka shënuar fitoren e parë në histori të saj në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.Kombëtarja jonë mposhti Nigerinë 9:3, e cila po ashtu debutoi në këtë botëror.


    Garuesit Mirjeta Shatri, Erik Shabaj, Eldena Dakaj dhe Peter Andersen, po e përfaqësojnë Kosovën, bashkë me trajnerët Meriton Zeneli dhe Judy Russell. Dje garuesit tanë humbën takimin me Sllovakinë, me rezultat zyrtar, pasi shkaku i problemeve me vizë arritën me vonesë në Skoci.

    Krahas Sllovakisë e Nigerisë, në grup me Kosovën janë edhe Kanada, Bjellorusia, Estonia, Gjermania dhe Hong Kongu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!