×
  • Sport
  • Sport

    Kosova shënon ngritje në renditjen e re të FIFA-s

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 11:02

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s.


    Vashat tona janë ngritur për katër pozita, duke qenë tani në vendin e 122-të në botë prej 155 shteteve.

    Kosova ka lënë pas vetes Maqedoninë Veriore, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë më lartë, në vendin 77-të.

    Suksesi i Kosovës vjen pas fitoreve ndaj Turqisë dhe Estonisë në kualifikime dhe miqësores së fituar 5:0 ndaj Luksemburgut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!