×
  • Sport
  • Sport

    Kosova sonte zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 16:16

    Kombëtarja e Kosovës zbret sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.


    Dardanët do të nisin përgatitjet për ndeshjen e shumë pritur, të cilën e luajnë në Shkup.

    Stërvitja e kombëtares së Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00, bën të ditur FFK.

    Në këtë stërvitje do të lejohen të jenë të pranishme vetëm mediet, dhe atë për vetëm 15 minutat e para.

    Jo të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të pranishëm në këtë seancë stërvitore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!