Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur mjaft mbarë në ndeshjen hapëse e vlefshme kjo për kualifikim në Kampionatin Botëror në vitin 2024, përcjell Reporteri.net.
Ndërkaq Kosova ka arritur të shënoj fitore duke qenë mysafire e Bullagarisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, ka përfunduar me rezultatin 0:2.
Drilon Maxharraj (16’) dhe Meriton Salihu (26’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.
E, ndeshjen e radhës Kombëtarja e Kosovës do ta luajë më 9 prill, ku do të përballet me Armeninë.
Pas dy ditësh ajo do të përballet me Skocinë, me 11 prill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.