Kosova ka nisur mjaft mirë turneun e FIBA YDF-së, ku ka triumfuar ndaj Rumanisë me rezultat përfundimtar 90-60, përcjell Reporteri.net.
Për Dardanët e rinj fillimi i ndeshjes ishte mjaft i mirë, pasi ata e nisën ndeshjen me një seri prej 13-2, ndërsa më vonë çereku i parë përfundoi me rezultat 23-12.
Edhe më tej ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë, kurse ishin më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, duke shkuar në pushim me shifrat 53:21.
Ndërkaq, rumunët shënuan tetë pikë radhazi në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, megjithatë djelmoshat e rinj kosovarë ruajtën epërsinë e krijuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:39. Në dhjetë minutat e fundit ishte lojë më e barabartë, por që u kontrollua nga Dardanët, që triumfuan 90:60.
Sa iu përket Dardanëve, prej tyre u dalluan Yll Kastrati me 25 pikë e gjashtë kërcime, Edin Bacevac me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Ben Basha me 12 pikë e shtatë kërcime.
Vlen të përmendet se nga ora 18:00 përballen Maqedonia Veriore me Kosovën femrat dhe nga ora 20:00 meshkujt mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.