Kosova është mposhtur midis Prishtinës 0-2 nga Jordania.
Primoz Gliha ka debutuar me humbje në stolin e Kombëtares së Kosovës, që zuri vendin e të shkarkuarit, Bernard Challandes.
Dardanët u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.
Në miqësoren që u zhvillua në Prishtinë, Kosova e nisi duke dominuar takimin.
Por, derisa Dardanët po dominonin ndeshjen dhe po kërkonin golin e parë në këtë takim, mysafirët i befasuan të gjithë duke realizuar golin e epërsisë, për t’i heshtur tifozët në stadium.
Për 0-1 shënoi në minutën e 18-të, Baha Faisal.
Me të filluar pjesa e dytë, Kosova e nisi me dy ndryshime, Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati u futën në lojë, u larguan Mirlind Kryeziu dhe Besar Halimi.
Por as ata, dhe të tjerë që u inkuadruan më vonë, nuk arritën të bëjnë diçka më shumë për Kosovën që derisa sulmonte, linte shumë hapësira në mbrojtje dhe si pasojë e kësaj, pranoi tjetër gol.
Ishte Hamza Ali Khaled Al Daradreh ai që realizoi për Jordaninë për 0-2 në minutën e 85-të.
Për Kosovën është një humbje pothuajse turpëruese, ani pse miqësore, para ndeshjes me Greqinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.