×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U-15 e demolon Taxhikistanin

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 15:54

    Kombëtarja U15 e Kosovës, e cila drejtohet nga Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu, ka shënuar fitore me rezultat bindës (8:0) ndaj Taxhikistanit në ndeshjen e parë në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.


    Dardanët e vegjël e kanë mbizotëruar plotësisht lojën dhe kanë arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare.

    Në këtë ndeshje spikati Elton Krasniqi me katër gola të shënuar, derisa nga dy gola i shënuan Leart Halimi dhe Edvin Hodolli.

    Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!